Të pavërtetat që thuhen për qumështin

Ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë se nga qumështi marrim kalciumin, gjithashtu theksohet se nga qumështi i lopës do të kemi eshtra të fortë dhe të shëndetshëm. Në fakt, ky mit i jashtëzakonshëm është aq i rrezikshëm që shumëkush nuk mund të besojë se është i lejuar që të përdoret për qëllime të marketingut.

Pavarësisht dobive të dëshmuara dhe ngjyrës “së pafajshme” që na kujton fëmijërinë, qumështi ka anën e errët që industria e qumështit nuk dëshiron ta bëjë publik. Qumështi është shumë më tepër se vetëm një pije. Por, pavarësisht të gjitha hulumtimeve që nënvizojnë faktin se qumështi është “i dëmshëm” për njerëzit, mitet rreth qumështit ende mbizotërojnë.

Qumështi i lopës është burimi më i mirë i kalciumit

Pavarësisht se ju pëlqen apo jo, qumështi nuk është burimi më i mirë i kalciumit. Ndoshta mund të jetë e vështirë të besohet, por kalciumi që përmban qumështi i lopës mezi absorbohet në trupin e njeriut. Për fat të mirë, në qoftë se hiqni dorë nga qumështi, nuk do të humbisni kalciumin. Ushqime të pasura me kalcium vijnë edhe nga bota bimore, siç janë perimet e gjelbra me gjethe.

Nga qumështi i lopës do të keni kocka të forta:

Ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë se nga qumështi marrim kalciumin, gjithashtu theksohet se nga qumështi i lopës do të kemi eshtra të fortë dhe të shëndetshëm. Në fakt, ky mit i jashtëzakonshëm është aq i rrezikshëm që shumëkush nuk mund të besojë se është i lejuar që të përdoret për qëllime të marketingut. Studimet kanë treguar se qumështi në të vërtetë harxhon kalciumin nga kockat tona dhe rrit rrezikun e frakturave, kurse në favor të kësaj është fakti se vendet me më shumë pacientë që vuajnë nga osteoporoza, janë ato ku më së shumti konsumohet qumështi.

Qumështi i lopës nuk është “i vrazhdë”

Asgjë nuk mund të fsheh anën e shëmtuar të industrisë së qumështit. Viçat ndahen nga nënat e tyre pak orë pasi vijnë në këtë botë dhe ushqehen me zëvendësues të qumështit. Nënat e tyre gjatë kësaj kohe kalojnë nëpër tortura dhe vuajtje të panevojshme. Për shkak të stresit të shkaktuar nga kushtet e këqija në ferma, sëmundjeve dhe problemeve riprodhuese, lopët bëhen të padobishme pas vetëm katër deri në pesë vjet të jetës (jetëgjatësia e tyre është rreth 25 vjet), pas së cilës dërgohen në thertore.

Qumështi i lopës është “vetëm” për njerëzit

Askush nuk mund të mohojë se qumështi i lopës është një burim i shkëlqyer i vlerave ushqyesve, por për viçat. Kjo pije është e nevojshme për çdo viç gjatë disa muajve të parë të jetës, por sapo zmbrapsen nga gjiri, kurrë për jetë nuk i kthehen përsëri qumështit të gjirit, e cila është e vërtetë edhe për të gjithë gjitarët e tjerë në botë. Dhe kjo është arsyeja pse qumështi nuk ka kuptim të konsumohet nga njerëzit. Në qoftë se kjo nuk ishte një arsye e mjaftueshme, qumështi i lopës përmban rreth tre herë më shumë proteina se sa qumështi i njeriut, gjë e cila kontribuon në zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme