Të bukura janë gjymtyrët e njerëzve që lotojnë për Allah
Të bukura zemrat që i frikësohen t’Madhit Allah
Të bukura qëndrojn gjithashtu gjymtyrët tjera
Me Islamin si fe cdo njeriu ju shtohet vlera
Të pasura janë gjymtyrët që e madhërojn Allahun
Të pasura gjithashtu që e pasojn Resulullahun
Ndoshta s’vërehen mirëpo imani i sjellë gëzim
Kjo o feja e Allahut e vërteta që në të s’ka dyshim
Andaj vëlla motër drejtojini lutje Zotit
Ai dëshiron t’i ndëgjon prej robëreshës dhe robit
Ai është Krijuesi që s’ka fillim e as mbarim
Ne dhe krijesat tjera edhe bota kemi përfundim
Andaj a thua Zoti kurrsesi nuk e meriton adhurimin
A nuk je ti cë thua o Zot kur përballesh me pikëllimin
Dije se njeriu që e përmend Zotin në lehtësi
Ndjen ëmbëlsi dhe e ndihmon Zoti edhe në vështirësi
Andaj falënderoje Zotin do’t knaqesh me jetën
Thuaje të vërtetën dhe përkujtoje shpeshë vdekjen
Përkujtoje natën e varrit dhe ditën e Kijametit
Nuk do vlenë fjala e mbretit pos e Muhamedit
Atë ditë nuk do të vlenë aspak fjala e tjetërkujt
Të gjithë interesohen që me shpëtu vet me mujt
S’do të ketë mëshirë as nëna për fëmijët e vet
Oh sa e rëndë ajo ditë Ahireti shume i shtrenjt
Autor; Bajram Hajdini