Speca pikantë në mustardë: Sallata më e mirë dimërore!

Një recetë e thjeshtë, e shijshme dhe mbi të gjitha e shëndetshme.

Përbërësit:

– 2 kg speca të kuq,
– 4 – 6 thelpinj hudhre,
– 4 fletë dafine,
– 1 litër ujë,
– 3 dcl uthull,
– 30 g kripë
– 20 g sheqer,
– 3 dcl vaj,
– 400 g mustardë.

Përgatitja:

Specat pastroni dhe pritni imët si për sallatë.

Vloni uthullën, ujin, kripën, sheqerin, fletët e dafinës dhe thelpinjtë e hudhrës.

Kur të vlojë, qitni specat e prerë, dhe zieni dhjetë minuta.

Kulloni, nxirrni fletët e dafinës dhe thelpinjtë e hudhrës dhe ftohni mirë. Përzieni mirë mustardën dhe vajin dhe shtoni specat e ftohur dhe përzieni mirë.

Qitni në kavanoza të nxehtë, qitni pak vaj të ngrohtë sipër dhe lërini 10 minuta në furrë.

Mbyllni kavanozat me kapakë të sterilizuar, mbështillni mirë dhe lërini që të ftohen ngadalë tërë natën. /Telegrafi