SIM kartelë speciale për muslimanët

Vendet me dendësinë më të madhe të popullsisë muslimane gjenden në Afrikë dhe Azi. Në këto kontinente po rritet shpejt edhe tregu i telefonisë mobile.

Sipas raportit të fundit të zhvillimit të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), më shumë se gjysma e kontratave të telefonit celular në botë janë në Azi. Por shumica e celularëve që përdoren në Azi dhe Afrikë nuk janë të smartphone moderne, por modele të lira të brezit të vjetër të telefonave celularë.

“Islamic SIM” e inxhinierit grek Yiannis Hatzopoulos nga Selaniku u vjen në ndihmë atyre që praktikojnë besimin musliman për kryerjen e detyrave të tyre fetare – pavarësisht nëse kanë një smartphone ose një telefon model i vjetër.

“Përdoruesit mund të përcaktojnë me anë të telefonit se nga është drejtimi i Mekës për t’u falur. Po ashtu përmes melodive të caktuara atyre u tërqihet vëmendja pesë herë në ditë që ka ardhur koha e faljes dhe për kohën e faljes celulari kalon automatikisht në heshtje”, numëron inxhinieri grek tiparet më të rëndësishme të SIM-kartës së re.

Yiannis Hatzopoulos punon me kompaninë daneze Bluefish Technologies, që është e njohur si prodhuese kartash SIM në mbarë botën.

I përshtatshëm edhe për celularët e lirë

Funksione të veçanta në celularë për muslimanët besimtarë nuk janë në thelb ndonjë ide e re – por zakonisht ato janë për përdoruesit e smartphonëve modernë.

“Tipari unik i Islamic SIM është se ai mund të përdoret edhe për telefonat celularë të vjetër. Ky është një avantazh ndaj kartave të tjera SIM ose Appseve”, thotë islamologia Elif Elma nga firma Islamic Consulting në Mannheim.

Ajo mendon se kjo kartë SIM do të përhapet tek muslimanët në tërë botën. Sidomos për shkak të karakteristikave të tilla si kalimi automatik në statusin e heshtjes kur është koha e faljeve: “Kjo cilësi do të pëlqehet shumë prej imamëve, sepse ata shpesh ankohen se gjatë lutjeve tingëllojnë telefonat celularë”, thotë Elif Elma.

Ndoshta do të duhen vite derisa rrjeti i nevojshme për smartphone do të zgjerohet në të gjitha vendet me popullatë shumicë muslimane, thotë Yannis Hatzopoulos. Dhe deri atëherë kërkesat për modele të vjetra celularësh do të jenë ende të larta.

Ideja për kartën SIM islame i kishte lindur në vitin 2009, kur ishte në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, kujton inxhinieri grek. Në atë kohë, kompania LG prezantoi një telefon celular me karakteristika të veçanta për muslimanët.

Sugjerime për funksione të tjera

Mujtaba Ahmed, i cili punon në Dubai si një inxhinier shitjesh, lexoi për herë të parë në internet për “Islamic SIM” të inxhinierit grek. Produkti e bindi: “Ka aty-këtu karta SIM me funksione të dobishme për muslimanët, por në Indi apo Dubai nuk ka asnjë të krahasueshme me “Islamic SIM””, thotë ai në bisedë DW.

Mujtaba Ahmed është musliman praktikues nga India dhe ka edhe propozime për zgjerimin e funksioneve ekzistuese: “Gjatë Ramazanit, telefoni celular mund t’i informojë përdoruesit në lidhje me fillimin dhe mbarimin e kohës së agjërimit”.

Projekti tjetër i Yannis Hatzopoulos është që t’i lidhë funksionet kryesore të “Islamic-SIM” me rrjetin social Facebook “për të arritur edhe muslimanë të rinj”. /dw/