Në pjesën perëndimore të Iranit, rreth 100 km në jug të qytetit Hamadan, gjendet shpella Ali Sadr. Ajo paraqet shpellën më të madhe ujore në botë të cilën çdo vit e vizitojnë dhjetëra mijëra turistë.
Shpellën mund ta vizitoni vetëm nëpërmjet anijeve sepse është e mbushur me ujë. Disa kanale me gjatësi prej dhjetë km cojnë në hapësirën qendrore tavanet e së cilës janë 40 metra të larta.
Tavanet janë të zbukuruara me piktura shumëngjyrëshe, muret me vizatime të lashta, ndërsa uji është transparent me thellësi prej 5 metrash. Shpella Ali Sadr është zbuluar në vitin 1963 dhe bukuritë e saja akoma n uk janë hulumtuar mjaftueshëm.