Samsung edhe zyrtarisht e ka konfirmuar ngjarjen e saj të re të quajtur Galaxy Unpacked për datën 13 gusht, të cilën do ta mbajë në New York.
Në këtë ditë pritet që të bëhet zbulimi zyrtar i fabletit të ri Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge Plus, që i bie se Samsung nuk ka guxuar ta shtyjë më shumë prezantimin e këtyre modeleve të reja, shitjet e të cilave do të lëndoheshin rëndë nga modelet e reja të iPhone.
Gjatë ditëve të kaluara janë parë disa pamje të mundshme të pajisjeve të reja të Samsung, duke lënë të kuptohet se të njëjtat do të zbulohen së shpejti në treg.
Megjithatë, për ti parë të gjitha karakteristikat dhe dizajnet e reja të Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge Plus, duhet pritur datën zyrtare të lansimit të pajisjeve të shumë-pritura mobile. (Telegrafi)