Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe nuk duhet anashkaluar, edhe në qoftë se nuk jeni shumë të uritur në mëngjes.
Nëse anashkaloni vaktin e mëngjesit, niveli i sheqerit në gjak bie ndjeshëm, shkruan gazeta “Zëri“.
Pas kësaj, paraqitet lodhja dhe marramendja, si dhe ngadalësohet metabolizmi, kurse në këtë mënyrë ndalohet procesi i djegies së kalorive.
Truri kalon në një gjendje tjetër për shkak të nervozizmit, mund të bini në depresion dhe keni tendencë për ndryshimin e disponimit.
Kur në një moment gjatë ditës përfundimisht ushqimi hynë në trup, më vështirë do të jetë për t’u ndier i ngopur.
Shmangia e mëngjesit ngadalëson metabolizmin, kurse niveli i sheqerit do të jetë vazhdimisht i paqëndrueshëm. /ZËRI/