Disa nga pamjet e fundit që kanë rrjedhur për gjeneratën e re të telefonit të Samsung kanë lënë të kuptohet se Galaxy S6 do të ketë dizajn krejtësisht të ri, i cili me sa duket është inspiruar shumë nga rivali i saj kryesor, iPhone 6 nga Apple.
Dhe tani për ta forcuar këtë pohim edhe më shumë, një publikim nga Korea i bërë nga Uderkg ka shfaqur linjat edhe më të qarta të Galaxy S6, të cilat thuhet se janë marrë nga vetë kompania Samsung.
Në këtë publikim madje bëhet krahasimi mes versionit të ri të telefonit Galaxy dhe iPhone 6, dhe në këtë krahasim vërehen qartë ngjashmëritë mes iPhone 6 dhe Galaxy S6.
Mirëpo, sipas publikimit thuhet se ekrani i Galaxy S6 do të jetë me 4.9 inç dhe jo 5.1, siç është raportuar deri më tash, dhe se trashësia e telefonit të ri të Samsung do të jetë 6.9mm, ndërsa kamera e pasme do të shkojë deri në 8.79mm. (Telegrafi)