Sallatat jeshile zakonisht servohen njëkohësisht me mishin e pjekur.
Përbërësit:
– 1/2 kg. tranguj,
– 1/2 kg. domate,
– 1 spec i gjelbër,
– 1 qepë,
– 1/2 tufë majdanoz,
– 2 lugë uthull e mollës,
– 2 lugë vaj ulliri,
– kripë.
Përgatitja:
Domatet lahen dhe priten në feta të holla. Trangujt qërohen dhe priten në rrathë dhe radhiten në pjatë së bashku me domatet. Speci pritet në katër pjesë, i largohen farat dhe pritet në rrathë kurse qepa grihet hollë. Pasi hidhen në pjatën e sallatës, u hidhet vaji, kripa, uthulla ose lëngu i limonit dhe majdanozi i grirë imët.
Mund të pritet në rrathë edhe qepa dhe të radhitet bashkë me të tjerat.
Sallata përzihet me kujdes dhe servohet.
pertymoter,net