Retorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën.

Anya Cordell

Urrejtja është në modë kohët e fundit – por një modë tepër e rrezikshme.

Katër ditë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 3 burra të pafajshëm, (Sikh, Mysliman, dhe i Krishterë Egjiptian) u vranë. Vrasësi i viktimës Sikh ishte betuar të “vriste kokë çarçafët” dhe qëlloi personin e parë me turban që pa.

Një burrë Hindu u vra më 4 Tetor, 2001, dhe ne sapo shënuam 10 vjetorin e ditës kur një mysliman i ri i jashtëzakonshëm, Rais Bhuiyan, u verbërua në njërin sy dhe u la si i vdekur.

Edhe tani, shumica a artikujve që përmendin myslimanët vazhdojnë të tërheqin komente, shumë prej të cilëve në mënyrë gjenocidale thërrasin “ti vrasim të gjithë”. Reja anti-myslimane përshkon atmosferën tonë; ngjyros perceptimet tona, nxit rrugaçërinë, sulmet dhe politikat e paragjykuara.

Bhuiyan punoi pa lodhur, megjithëse pa sukses, për të parandaluar ekzekutimin e gati-vrasësit të tij, Mark Stroman, një “patriot qafë-kuq” (shprehje amerikane që u referohet banorëve të jugut të Amerikës, sidomos atyre të zonave rurale) i vetë deklaruar dhe mburrës. Në gjyqin e tij, Stroman u tregoi gishtin e mesit dy vejushave që mbanin zi për burrat e tyre të vrarë nga ai.

Por dhembshuria e Bhuiyan-it e transformoi vrasësin. “Në atë kohë në Amerikë të gjithë po thonin “t’iu biem” – por nuk dinim kujt ti binim, ne thjesht po mbështeteshim në stereotipe,” i tha Stroman një reporteri. “Unë i paragjykova të gjithë myslimanët si terroristë dhe kjo ishte e gabuar.” Momente para se të ekzekutohej, Stroman tha “Urrejtja po vazhdon në këtë botë dhe duhet ndaluar. Urrejtja shkakton një jetë të tërë me dhimbje.”

Do doja që Stroman të ishte gjallë për tu predikuar pendimin e tij atyre që po shkruajnë, bërtasin, mbledhin vota, dhe bëjnë pare në kurriz të fushatës së vazhdueshme kundra gjithë myslimanëve. Si Stroman, komentimet e tyre shënjojnë pa kujdesje për natyrën e vërtetë të atyre të cilët këta komentues do dëmtonin, ose do frymëzonin të tjerët për të dëmtuar. Viktimat e tyre konsiderohen fajtorë vetëm për shkak së janë lindur myslimanë.

Muajin e kaluar, unë isha folësja e vetme hebreje në një konferencë kryesisht myslimane (United for Change). Çdo folës e dënoi 11 shtatorin dhe sulmet mbi të pafajshmit. Secili pranoi të ketë mizori të kryera prej disave që në mënyrë të padrejtë e kanë uzurpuar Islamin dhe u distancuan prej këtyre kriminelëve. Kjo ështe diçka që të Krishterët dhe Hebrejtë duket se nuk kanë nevojë ta bëjnë sa herë që dikush nga feja e tyre kryen një krim.

Në përfundim, ne lexuam Deklaratën e Dhembshurisë. Gruaja tjetër në podium mbante një shami koke. Disa nga klerikët kishin veshur rroba të gjata dhe turbanë të mëdhenj, nga ata që shpesh karikaturohen në karikatura anti-myslimane. Imazhi ishte tamam për islamofobët, që shkrepëtijnë kundra çdo gjëje myslimane.

Ama, ajo gruaja dukej si Nënë Tereza ose Maria, dhe klerikët nuk ishin veshur më çuditshëm se Papa.

Një grua e re në konferencë më tregoi se nëse dikush është i devotshëm, i duket sikur poshtë shamisë ka një kondicioner në ditët e nxehta. Unë besoj se e njëjta paisje magjike ndodhet nën turbanët e Sikh-ve, nën kapotat e zeza anakroniste dhe kapelet me strehë pellushi të burrave ortodoksë Hebrej dhe nën parruken e grave ortodokse Hebreje , apo dhe nën kapotën e Papës. Ndoshta Dalai Lama ka një ngrohëse magjike nën pëlhurën e tij të pambuktë në ditët e ftohta, dhe sfidat e veshjes, përfshi dhe të dukurit “ndryshe” janë diçka rreth së cilës ky grup i çuditshëm mund të formojë një aleancë.

Ne duhet të jemi aleatë për njëri-tjetrin. Unë mora çmimin Spirit of Anne Franke Award; për programet dhe punën time si një aleat, pas 11 Shtatorit – historia ime gjendet tek “Where the Anti-Muslim Path Leads” dhe (My) Life, Etc. (Post 9/11). Unë vlerësoj shumë shokët jo-hebre të cilët e fshehën dhe mbështetën familjen e Anës që më frymëzuan mua për të përqafuar nevojën për të kapërcyer boshllëqet në emër të njerëzve të feve dhe etnive të tjera. Unë e di që Raisi dhe familjet e viktimave të krimeve të urrejtjes do ishin aleatët e mij nëse fatet do përmbyseshin.

Nëse ata që janë të investuar në nxirjen e myslimanëve do bënin një pushim dhe do dëgjonin me kujdes, unë besoj se nuk do ishin më anti-myslimanë instinktivë. Islamofobët, sidoqoftë, e mohojnë islamofobinë, ndërsa e nxisin atë. Dhe ata duken të patrazuar nga dhuna, përveç se kur ajo shkaktohet nga myslimanët.

Ata të cilët shkaktari i masakrës së Norvegjisë kreditoi me frymëzimin e sulmeve të tij të egra, nuk pranojnë asnjë influencë, duke hedhur dyshim e llafe të këqija në drejtim të viktimave, duke i etiketuar ata si myslimanë apo “multi-kulturalistë”. (Një faqe e cila raporton sulmet anti-myslimane çdo ditë është www.IslamophobiaToday.com).

Ashtu si me mohuesit e Holokaustit, provat nuk i ndalojnë ata që etiketojnë gjithë myslimanët. Por vetëm pse shumë njerëz bërtasin për diçka kjo nuk e bën atë të vërtetë. Fushata të tilla paragjykuese nga intelektualët, e liderët socialë e politikë kanë shënjestruar Indianët e Amerikës, Afro-Amerikanët, Hebrejtë, Japonezo-Amerikanët etj. Këto raste shkaktuan shkatërrim të paparë, deri sa u zbuluan si të pavërteta dhe të tmerrshme deri në ekstrem. Menjëherë pas rracizmit, vrasjeve, dhe gjenocidit, mësime të thella janë nxjerrë shpesh, por shumë vonë për të kthyer mbrapsht atë që nuk zhbëhet.

Megjithëse unë vazhdoj të kem shpresë, logjika duket se nuk funksionon tek islamofobët. Derisa myslimanët janë 1/5 e popullsisë së botës, ata do ishin duke shkaktuar rrëmujë masive në të gjithë botën, nëse qëllimi i tyre i errët do ishte dominimi dhe shkatërrimi i gjithë jo-myslimanëve. Qartësisht nuk është kështu.

Në konferencë, unë nuk dëgjova kurrfarë urrejtje të drejtuar ndaj ndonjërit. Ama, myslimanët vazhdimisht etiketohen si urrejtës, dhe prandaj meritues të urrejtjes, sipas islamofobëve.

Deklarata e Dhembshurisë na kujton atë që ka më shumë kuptim në këtë botë të çmendur: Atë që e urren për veten tënde, mos ia bëj komshiut tënd. Unë nuk mund të them diçka më të mirë se ky Rregull i Artë, por unë do bëja dhe këtë pyetje:

Nëse urrejtja është problemi – siç ishte më 11 shtator – si mund të jetë urrejtja zgjidhja?

 

Anya Cordell është marrësja e çmimit Anne Frank Award, për punën e saj kundra etiketimit të cdo lloj grupi si “tjetri”. Ajo është autorja e RACE: an OPEN & SHUT Case, dhe prezanton prrograme kundra gjykimit të vetes dhe të tjerëve në bazë të pamjes, ksenofobisë, stereotipeve, talljes, rracizmit, dhe çdo lloj forme paragjykimi. Pas 11 shtatorit, Anya sëbashku me njerëz të cilët nuk i njihte më parë themeloi The Campaign for Collateral Compassion për të tërhequr vëmendjen ndaj sulmeve kundra Myslimanëve, Sikhëve, Hinduve etj. Për më tepërhttp://www.Appearance-ism.com

 Marre nga Washington Post.