Rënia e flokëve është një goditje për egon e meshkujve, por tash ata sadopak mund të relaksohen nga ky kompleks, ngase kjo është shenjë e mirë.
Shkencëtarët me këtë rast kanë deklaruar se, rënia e flokëve është lidhur ngushtë me shëndetin e njeriut. Pra, sipas shkencëtarëve amerikanë, meshkujt të cilët fillojnë të humbasin flokët në moshë të re, 45% më pak se të tjerët janë të rrezikuar nga kanceri, apo prostata.
Shkencëtarët kishin gjetur lidhjen në mes nivelit të lartë të testosteronit te meshkujt që shkaktojnë rënien e hershme të flokut dhe rrezikut të ulët nga lajmërimi i tumorit.
Në një hulumtim kishin marrë pjesë rreth 2000 meshkuj, nga 40 deri 47 vjeç, nga të cilët gjysma e tyre kishin vuajtur nga kanceri i prostatës.
Përqindja e tumorit tek meshkujt të cilët kishin pranuar se kishin filluar të humbin flokët para 30 vjetësh, ishte krahasuar me ata të cilët nuk kishin pasur probleme me humbjen e flokëve. Me atë rast ishte vërtetuar se meshkujt tullac janë më pak të rrezikuar nga kanceri i prostatës prej 29 deri 45%. /kosova sot/