Pule me pershesh

Pule 1Kg
Qepë 2 kokrra
dhjosmë, piper, kripë, vaj, gjalp.

Për kulaçin
1 kg miell,
1 filxhan vaj,
kripë,
1 lugë çaji me sodë.

Përgatitim kukaçin dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë për 1 orë, e heqim dhe e lemë të ftohet.
Presim pulën, e vemë në zjarr, hedhim një lugë gjalp dhe pak vaj, hedhim qepët e grira dhe i kaurdisim pak, hedhim ujë dhe e lemë të ziejë deri sa të bëhet gati, i hedhim kripë, piper dhe dhjosmë.Thërmojmë kulaçin, i hedhim pak gjalp, e kaurdisim pak dhe i hedhim lëngun e pulës, e mbulojmë me kapak dhe e heqim nga zjarri. Ne pjatë hedhim përshesh dhe thelat e pulës dhe pak dhjosmë.Ju bëftë mirë./kuzhina,al