Pse së pari NAMAZI???

-NAMAZI…është vepra e parë, për të cilën besimtari do të jep llogari në Ditën e Gjykimit!
-NAMAZI…nëse përfillet, atëherë të gjitha veprat janë të përfillshme! Por, nëse ai s’përfillet atëherë të gjitha veprat janë të papërfillshme!
-NAMAZI…të largon nga pamoralshmëria dhe nga çdo vepër e shëmtuar!
-NAMAZI…falja e tij me kohë është vepra më e dashur tek Allahu!
-NAMAZI…është obligim i prerë për besimtarët!
-NAMAZI…është dritë(dhënës)!
-NAMAZI…është prehje shpirtërore nga brengat e dunjas!
-NAMAZI…është motiv që Allahu i fshin mëkatët!
-NAMAZI…është muhabet i fshehtë ndërmjet besimtarit dhe Zotit të tij!
-NAMAZI…ishte porosia e fundit e Pejgamberit s.a.v.s., para se të kaloj nga kjo botë!

Marrë nga Hoxhë Nail Sinani