Pyetje:
Cila është dispozita e atij që e ka kryer tavafin mirëpo nuk i ka falur dy reqatet namaz të tavafit(të cilat falen pas tavafit), dhe a duhet të themi në fillimin e tavafit: Bismilah Ullahu Ekber apo vetëm Allahu Ekber?
Përgjigje:
Dy reqatet e tavafit janë sunet, kështu që ai i cili nuk i falë nuk obligohet me kompenzim.
Dhe, në momentin kur fillon tavafin, thua: Allahu Ekber ose Bismilah Uallahu Ekber.
Njerëzit thojnë; Bismilah(Me Emrin e Allahut) Uallahu Ekber(Allahu është më i Madhi), kurse në librat e medh’hebit hanbelij dhe disa të tjerë qëndron vetëm thënia: Allahu Ekber.
Por, cilën do që e thua lejohet dhe është mirësi për ty.
Shejh Abdullah el Humejd, rahimehullah.
Nga arabishtja:
Suad Shabani