Problemi i matematikës që habiti botën

Një prezantues televiziv në Singapor ka krijuar një zallamahi viruale, pas postimit të një problemi matematike, që iu është paraqitur fëmijëve të vendit.

Në pamje të parë, ai duket sikur të ngatërron, por sigurisht që është i zgjidhshëm.

Gjithsesi, problemi ka marrë mijëra komente dhe është shpërndarë gjithandej, veçanërisht kur u mendua se ishte për 10-vjeçarët, shkruan “The Independent”.

Prezantuesi Kenneth Konge qartësoi se problemi është për 14-vjeçarët në Olimpiadën e Matematikës në Shkollat e Singaportit dhe Azisë.

Mirëpo, i ka futur edhe të rriturit në lojë.

Po ju, a mund ta zgjidhni ushtrimin?

Ja ku është:

Alberti dhe Bernardi janë bërë shokë me Sherilën dhe duan të zbulojnë ditëlindjen e saj. Sherila u jep atyre 10 data të mundshme:

15 maj 16 maj 19 maj

17 qershor 18 qershor

14 korrik 16 korrik

14 gusht 15 gusht 17 gusht

Sherila u thotë të dyve, veç e veç, muajin dhe ditën e lindjes së saj.

Alberti: Unë nuk e di kur e ka ditëlindjen Sherila, por di edhe se as Bernardi nuk e di.

Bernardi: Në fillim, nuk e dija kur e kishte ditëlindjen Sherila, por tani e di.

Albert: Atëherë, edhe unë e di kur është ditëlindja e Sherilës.

Pra, kur është ditëlindja e saj?

Zgjidhja e problemit

Së pari, duhet të gjejmë nëse Alberti e di muajin, ose ditën.

Nëse ai di ditën, nuk ka gjasa që Bernardi ta dijë datëlindjen, ndaj duhet që Alberti ta dijë muajin.

Nga fjalia e parë, ne e dimë se Alberti është i sigurt se Bernardi nuk e di ditëlindjen, ndaj maji dhe qershori duhen përjashtuar (19 shfaqet vetëm te muaji maj dhe 18 vetëm në qershor).

Pra, nëse Alberti di majin ose qershorin, ai nuk mund të jetë i sigurt se Bernardi nuk e di, pasi Bernardi mund të ketë pasur datat 18 ose 19.  Nga ajo fjali, Bernardi di se maji dhe qershori përjashtohen.

Pastaj, Bernardi mund të dijë muajin. Mund të jetë 16 gushti, 15 gushti dhe 17 gushti.

Meqë Alberti nuk mund të jetë i sigurt për datën, ai duhet ta dijë se është korriku. Nëse është gushti, ai nuk mund të jetë i sigurt nëse është 15 ose 17 gushti.

Ndaj përgjigja mbetet 16 korriku. /Shekulli Online/