Principet e kërkimit të dijes tek gjeneratat e hershme

Imam Ibn Abdul-Berr el-Kurtubi, vidiq më 463 H., përmes zinxhirit të tij transmeton nga Alij b. Hasan b. Shekik, që të ketë thënë: “E kam dëgjuar Abdullah b. Mubarekun, cili ka ndëruar jetë në vitin 181 h., duke thënë: “Fillimi i diturisë është nijjeti (qëllimi), pastaj dëgjimi i vëmendshëm, pastaj të kuptuarit e saj, të memorizuarit, praktimi, e më vonë, përhapja e saj.”

Ibn Abdul-Berri, tansmeton, gjithashtu, nga Abdurrahman b. Mehdiu, i cili përcjell nga Muhammed b. Nedr el-Harithi, që të ketë thënë: “Fillimi diturisë është dëgjimi i saj me kujdes”. Dikush e paska pyetur: “E pastaj?” Ai është përgjigjur: “Memorizimi.” Përsëri ishte pyetur: “E pastaj?”, Kurse ai ishte përgjigjur: “Të vepruarit sipas saj”. “E pastaj” – e pyetën sërisht, ei ai tha: “Përhapja e saj.”

Imam Ibn Abdul-Berr, po ashtu, transmeton nga Sufjan b. Seid Eth-Theuri, vdiq në vitin 161 H., që të ketë thënë: “Dikur thoshin: Fillimi i diturisë është të heshturit, pastaj të dëgjuarit me vëmendje, pastaj memorizimi, më pas të vepruarit sipas saj, e më pastaj përhapja dhe të zhivlluarit e saj.”

________________________

[1] Prononcimet e dijetarëve janë marrë dhe përkthyer nga revista islame “El-Asr”, nëntor – dhjetor, 2013, nr. 57., Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përktheu: Mehas Alija