Pogaqe te vogla turke

 

Ju duhen:
3 gota e gjysem te ujit me miell
1 gote e ujit me kos ose jogurt
2 veze
1 gote vaj
1 luge e vogel me sode buke
1 luge e vogel me kripe
1 luge e vogel me spec tekuq me fara
1 tufe qep te reja (njoma)
1 tufe majdanoz
koper
200 gr djath te bardhe

Pergatitja:
Miellin, kosin, vajin, kripen ,soden e bukes dhe vezet qe te gjitha i perziejme mire. Pasi behet brumi e shikojme nese ka nevoje per miell e nese duhet i shtojme edhe pak. Pasi e przijeme mire i shtojme specin e kuq me fara, qepet e reja (njoma) i grijme me thike sa me te vogla dhe i hedhim te brumi po ashtu edhe majdanozin, edhe kopren, mbasi i perziejme mire e brumin ne fund e shtojme djathin e bardh te grimcuar, perseri e perziejme, burmi duehet mos me tu ngjit ne duar nese ka nevoje i hedhni edhe pak miell dhe e ndani ne toptha te vegjel. Me pas i vendosim ne tepsi me leter kuzhine edhe i pjekim ne 170 grad per 20 minuta.
Ju befshin mire/kuzhina.al