Pizza shtepije

Për brumin

* 1/2 kg. miell, * 1/2 kvasac * 1 vezë, * 2 lugë gjelle vaj ulliri, * 1 lugë gjelle qumësht, * 1 lugë sheqer, * 1/2 lugë kripë.

Për mbushjen *350 gr mish te blur * 350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë) * ½ filxhan çaji salcë domateje, * 1 spec i kuq i prerë në forma rrethore, * 3 vishle ( sallam )i prerë në forma rrethore,

Përgatitja:

Në një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në gropëzën që do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumësh¬tin, vezën, 1 lugë gjelle vaj ulliri si dhe kvasacin e shkrirë me parë në ujë të vakët. Përzieni me kujdes materialet që hodhët në gropëzën në mes të miellit derisa të krijohet një masë brumi e fortë dhe më pas e lini për 20 minuta që të “shlodhet”, duke e mbuluar me pecetë.

Pasi të kenë kaluar 20 minuta e punoni përsëri masën e brumit dhe krijoni me të dy petë. Në vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, Në çdonjërën nga petët shtroni salcë domateje, djathërat kaçkavall mishin te blur dhe sallamin. I zbukuroni me rrathët prej speci dhe me kollomoq te zir I vini të piqen në temperaturë 200 gradë celsius për 35-40 minuta.