Pite me kungullesha

Pite me kungullesha

Kjo është një pite e shijshme, që do të kënaqë orekset tuaja

Nevojiten:

– 2 kungullesha të madhësisë mesatare,
– 150 g djathë,
– 3 vezë,
– 2 dl kos,
– 1 filxhan miell gruri,
– 1 filxhan miell misri,
– 1 qese të vogël pluhur për ëmbëlsira,
– ½ e filxhanit vaj,
– një lugë e vogël kripë.

Përgatitja:

Kungulleshat lani dhe bashkë me lëvore grini në rende, shtoni djathin e grimcuar, tri vezët e tundura, kosin dhe vajin.

Në fund përzieni miellin e grurit dhe miellin e misrit bashkë me pluhurin për ëmbëlsira.

Qitni kripë sipas shijes. Tepsinë lyeni me vaj dhe nxeheni në furrë.

Qitni tretjen, dhe piqeni në 200 gradë celsius.