Për Nënen

Me ty qava ,me  ty këndova
Ti  me rrite  e me gëzove .
Shqip me folur ti me mësove
qe nga djepi më edukove.

Si fëmije   shumë  më këshillove
për shkollim ti me ndihmove.
Fjalë te  ëmbla  gjithnjë më fole
Me buzëqeshje  me përcolle.

Sa e shkurt qe  qenka jeta
se besoja qe do të  na ndaj vdekja.
Shkove e re për boten  e amshimit
të ma thyejesh   këngën  dhe gezimin.

Tani unë jetoj me kujtimet tua 
a thua dikundë    ti me ndegjon mua.
Dua koha ta ndaloje 
qe fizionominë mos ta harroje.

Pran varrit tënd  përkulem me lot
për qe do  përvjetor kthehem e me mall te përkujtoj.
Mbi varrin tënde  unë  derdhi lot dhe lule
Shume i lutem Zotit për at bote  te amshueshme.  

Lutem qe varri i yt te ketë  drite 
mëshira e Zotit ne ta me zbrit.
Qe shpirti i yt te jete   ne bashqe te xhenetit 
bashke me Fatimen e Hasreti Muhamedit as .

Me nderime te larta 
dhe respekt te veçante
ty të  përkujton i yti djalë.

Hatem  Salihu    Tupallë –  Medvegje