PËR KËTË ARSYE E KA MARRË EMRIN DYNJA!

Ka mundësi të banosh në pallat, mirëpo jetën ta kesh të ngushtë!

Ka mundësi të jetosh në një kasolle, mirëpo Allahu gjoksin të ta zgjeron!

Ka mundësi të kesh shokë, po prapë të jesh i vetmuar!

Ka mundësi të jesh i vetmuar, mirëpo përreth të kesh shokë!

Ka raste kur shokët të therin pas shpine.

Ka raste kur armiku ta shpëton jetën.

Ka mundësi të shohësh se pasanikët kërkojnë ryshfet!

Dhe ka mundësi të shohësh se si të varfrit japin lëmoshë!

Për këtë arsye e ka marrë emrin DYNJA!!

Bamirësia dhe sjellja jote e mirë nuk harrohen. Mos ndjej keqardhje për momentet ku në to e bëre dikë të lumtur, edhe nëse nuk e ka merituar!

Bëhu diçka e bukur në jetën e atyre që të njohin dhe të atyre që nuk të njohin!

Neve na mjafton fakti se kemi Zot, i Cili, na shpërblen për çdo të mirë me të mirë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU