PATATE TE MBUSHURA

Perberesit:
1 Kg patate 500 gr Mish te bluar (grire)
2 kokrra qep te bardha dhe 1 kokerr te kuqe
pak vaj krip biber i zi veget sipas deshires
2 luge ushqimi me piper te kuq
500 gr kackavall ose djath pice salce me kerpurdha (MEGGLE) oriz te zier sipas deshires por ben edhe pa oriz

PERGADTIJA:
Qerojme qepet, i pastrojme, i grijme imet dhe ja hedhim vajin me nje ene te thelle, pastaj marrim mishin e hedhim mbi te, i hedhim kripen, piperin e zi, vegeten, i fergojme 5 minuta, pastaj pas 5 minuta i largojme nga zjarri, ja hedhim piperin e kuq, i fergojme edhe 5 minuta dhe e largojme nga zjarri. Marrim patatet i qerojme, i pastrojme, me maje thike ja bejme vrimen brenda patates, me kujdes qe mos me u pre apo me kris patatja.

Pastaj prape i patsrojme edhe njehere brenda me uj te voket. I leme pak ne kullojse qeta leshojne ujin, pastaj i marrim dhe i mbushim me mishin e pergaditur me heret. Marrim enen e thelle e lyejm me pak vaj i rendisim patatet si ne foto, e mbushim enen me uje te voket deri sa te mbulohen patatet, e hedhim mbi zjarr deri sa te zihen. Deri sa te zihen ne marr kackavallin ose djathin e picave e grijm me rende.Pasi te zihen patatet i marrim nje tepsi mundesisht me qen tepsi katrore e lyejm tepsin me pak vaj i rendisim patatet ja hedhim mbi kackavallin dhe i fusim ne furre per 15 minuta ne temp.250 C.

Deri sa qendrojn ne furre ne marrim nje ene hedhim sosin (salcen) e kepurdhave te gatshem me u nxeh.

Ne fund marrim nje ene te thell e ziejm pak oriz 5 minuta sipas deshires por bene edhe pa te.
Pasi te mbarojne patatet, orizi, i leme te ftohet per 2 minuta dhe e servirim./kuzhina.al