Nokia prezantoi çipin e rrjetit më të shpejtë në botë

Ditën e Mërkure Nokia prezantoi çipet më të shpejta të rrjeteve në botë duke rivalizuar ashpër Juniper dhe Cisco dhe rritur potencialin e biznesit të saj të rrjeteve.

Produktet e reja të Nokia pritet të përmirësojnë marrëdhëniet me Facebook, Google dhe Amazon të cilët varen më shumë se askush tjetër nga shpejtësia e transmetimit.

Routerat e rinj mund të përballojnë kërkesat e larta të realitetit virtual, shërbimeve cloud dhe komunikim të gjeneratës tjetër. Produktet e reja pritet të dalin në shitje në tre mujorin e katërt të këtij viti.

“Kompania finlandeze prezantoi sot çipin e saj më të fundit FP4 silicon i aftë të transmetojnë 2.4 terabit për sekond,” u shpreh një zëdhënës i kompanisë.

Krahas çipit Nokia prezantoi routerin 7950 të klasit petabit. Ai mund të transmetojë video HD me gjatë 5,000 orë në sekond. Sakaq routeri 7750 mund të ofrojë deri në 4.8 terabit për kanal krahasuar me 3 terabit që ofron routeri më i mirë i Juniper.