Nokia përditëson hartat e Here Maps për Android dhe Windows Phone

Nokia ka njoftuar se e ka lëshuar versionin e ri të hartave të saj të njohura si HERE Maps, dhe versionin e ri të tyre kompania finlandeze e ka sjell në Android dhe në platformën e Microsoft Windows Phone.

Versioni i fundit i aplikacionit të Nokia Here Maps sjell një sërë veçorish të reja në të dyja platformat, dhe versioni më i ri i tyre është duke u lansuar në të gjithë botën.

 

Do të ketë përditësime në çdo kontinent, duke pasqyruar rrugët dhe ndërtimet e reja ose të ndryshuara, dhe detajet e reja të shtuara, të cilat janë tepër të shumta dhe shumë specifike, thuhet në njoftimin e Nokia-së.