Njeriu më i pasur në botë falë xhumanë në Zvicër, në borë

Dita e djeshme, e xhumasë, në Crans Montana të Zvicrës ishte me ndryshe

Namazi i xhumasë u fal në borë, afër flamurit zviceran dhe atij të Arabisë Saudite, ndërsa i pranishëm ishte mbretit Al-Waleed ben Talal ben Abdul Aziz Al Saoud.

Faljen e namazit të xhumasë, dje në borë nga mbreti i Arabisë Saudite dhe ekipit të tij 70 anëtarësh, e emituan gati të gjitha telveizonet zvicerane.

Mbreti saudit, i cili është në listën e 20 njerëzve më të pasur në botë me 32,4 miliard dollar, bashkë me ekipin e tij gjendet në Zvicër, në hotelin Crans-Ambassador, hotel ky më luksoz në Zvicër.

“Në fakt, ne këtu jemi me punë, në një konferencë ndërkombëtare. Orët e lira po i shfrytëzojmë në maksimum në argëtim dhe skijim. Nuk vë aspak në dyshim mikpritjen dhe kualitetin e turizmit dhe skijimit në Zvicër, ndryshe nuk kisha ardhur këtu…” tha për mediat zvicerane mbreti Al-Waleed ben Talal ben Abdul Aziz Al Saoud.

Për një javë ditë Hoteli Ambasadore në Crans Montana mbante emrin “Mbretërit e borës” (Le prince des neiges) .