Ngrënia e kikirikëve sjell shumë dobi

Kërkimet e reja tregojnë se një konsumim i përditshëm i kikirikëve mund të zvogëlojë me rreth një të tretën rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Përdorimi i frutave të thata në vend të atyre me sheqer apo me yndyrë, zvogëlon mundësitë e problemeve të zemrës të rrezikshme për jetën me 30 për qind. Ajo gjithashtu redukton numrin e vdekjeve nga të gjitha shkaqet me rreth 17 për qind.

Hulumtimi i organizuar nga shkencëtarët amerikanë dhe kinezë, është i fundit në linjën e gjatë të studimeve, duke theksuar përfitime të konsiderueshme shëndetësore, ku përfshihen kikirikët si pjesë të dietës së përditshme. Vitin e kaluar, hulumtuesit kanë raportuar në një revistë mjekësore, që kikiriku frenon në mënyrë të konsiderueshme normat e parakohshme të vdekjeve që shkaktohen nga sëmundjet e zemrës, dhe gjithashtu ul mundësitë e vdekjes nga kanceri me 11 për qind.

Kikirikët përmbajnë një kombinim të pasur të acideve të pangopura yndyrore, vitamina, minerale dhe ushqyes të tjerë. Këto të gjitha bashkëveprojnë për të ulur kolesterolin dhe për të zvogëluar inflamacionin në trup. /Zëri/