NË SHPIRTIN E ÇDO NJERIUT EKZISTON NJË LUFTË

Një ditë prej ditëve, gjyshi, nipit të vet i tha: Sot do të tregoj për një realitet nga realitetet e dynjasë!

Nipi ia kthehu: Të dëgjoj gjyshi im!

Gjyshi i tha: Në shpirtin e çdo njeriut ekziston një luftë, dhe ajo, i shëmbëllen luftës mes dy ujqve! Njëri ujk e paraqet: të ligën, mërinë, xhelozinë, gënjeshtrën, urrejtjen, etj!

Nipi e lëvizi kokën dhe tha: E tjetri?!

Gjyshi i tha: E tjetri e paraqet: të mirën, paqen, dashurinë, drejtësinë, sinqeritetin, etj!

Fëmija u prek nga këto fjalë dhe nga kuptimi i tyre, edhe përskaj asaj se ishin pak si të vështira për moshën e tij, dhe pasi që mendoi pak, e pyeti të gjyshin: Cili nga ujqit në fund fiton?!

Gjyshi u buzëqesh dhe tha: Gjithmonë fiton ai ujk të cilin ti e ushqen dhe i jep për të ngrënë! Nëse e ushqen të keqen do të mbisundon e keqja dhe nëse e ushqen të mirën do të mbisundon e mira!

Atë që e mbjellë, atë ke për ta korrur!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU