MUSHMOLLA, E SHËNDETSHME PËR GJAK DHE SHIKIM

Dardha e egër (Mespilus germanica) ose mushmolla është shumë e shëndetshme.

Prej saj mund të përgatisni marmelatë dhe çaj, e njohësit. e mjekësisë popullore thonë se përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët.
Sugjerohet edhe kundër marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës. Mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.
Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitamina C, pektinë, acide të mollës dhe limonit. Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme, i vendoni në ujë dhe ky ujë më pas mund të përdoret për shërimin e plagëve.
Çaji nga mushmolla
Çaji përgatitet me përzierjen një Iugë mushmolla të freskëta të bluara dhe dy decilitra ujë. Frutat përzihen me ujë të vluar, mbulohen dhe i lihen të qëndrojnë për një orë. Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë, e fytin mund ta shpëlani me këtë çaj çdo orë.