Uji i dhuron trupit një fillim të shëndetshëm të ditës sepse mundëson qarkullimin e duhur të vlerave ushqyese në trup.
Uji ka në vete shumë të mira dhe konsumimi i tij është i preferueshëm, mirëpo kësaj radhe ju sjellim dy efekte të rëndësishme të tij:
Ju ndihmon që të humbisni peshë
Uji ka “magjinë” për t’ua hequr disa kilogramë nga trupi. Duke qëndruar të hidratuar, trupi ndjen më pak nevojë për ushqime.
Lëkurë më të mirë/butë
Nëse pini ujë sapo të zgjoheni, kjo do ta bëjë lëkurën tuaj më të ndritshme dhe më të shëndetshme.
Ndikon gjithashtu që lëkura ta kryejë rolin rregullues të temperaturës së trupit.