Microsoft sot i jep fund mbështetjes teknike në Windows 7

Për fat jo të mirë për disa përdorues: sot është 13 janar 2015, dhe kjo do të thotë se mbështetja teknike për Windows 7 ka përfunduar. Por kjo nuk do të thotë se kompjuteri juaj do të bëhet jo funksional, por Microsoft nuk do të ofrojë më ndihmë dhe mbështetje falas nëse ju përballeni me probleme në Windows 7. As veçori të reja nuk do të ketë më.

Microsoft ka përqendruar të gjitha forcat për ti kaluar përdoruesit në sistemin operativ Windows 8. Ndërsa alternativa e vetme që ka mbetur krahas Windows 8 është pritja gjersa sa të mbërrijë Windows 10 nga fundi i këtij viti.

Windows 7 është në shitje që nga 2009. Është shitur në më shumë se 100 milion kopje brenda 6 muajve dhe akoma mbetet mjaft popullor. Është më stabil si paraardhësi Windows Vista dhe më shumë i rehatshëm se pasardhësi Windows 8 i cili solli një ridizenjim radikal. Windows 7 gjendet në funksion në gjysmën e të gjithë kompjuterëve të botës.

Duke filluar që nga dita e sotme Windows 7 nuk ka mbështetjen falas, por vetëm mbështetjen e vazhduar e cila e thënë ndryshe përkthehet në vazhdimësinë e përditësimeve të sigurisë gjer më 2020 ku Microsoft do ti thotë lamtumirë përgjithmonë sistemit operativ.

Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë, Microsoft do të vazhdojë të arnojë vrimat e sigurisë prandaj nëse keni një kompjuter Windows 7 në funksion mos u frikësoni nga një sulmi hakerash. Gjenerata e ardhshme e sistemit operativ të Microsoft është Windows 10. Kompania planifikuar një njoftim për sistemin operativ pas javë me 21 janar. /PCWorld Albanian