ME FYTYRË KAH KIBLEJA KURSE ME ZEMËR KAH ZOTI

Kur falemi e drejtojmë fytyrën kah Kibleja ,ashtu duhet drejtua edhe zemrën kah Zoti.
Nëse nuk e drejtojmë zemrën kah Zoti,nuk kemi Namaz,ashtu sic nuk kemi Namaz nëse nuk drejtohemi kah kibleja,madje nëse nuk kemi mundësi të drejtohemi kah Kibleja për ndonjë arsye të justifikuar,atëherë mund që fytyra jonë të mos jetë kah Kibleja,por Zemra pa tjeter të jetë e kthyer kah Zoti.
O ZOT, bën që zemrat tona synim ta kenë kënaqësinë Tënde,dhe të jenë të kthyera vetëm kah Ti,Ja Rabbel aleminë.

Shkruar nga hoxhë Zekerija Bajrami, transmeton RTV Pendimi.