Më fal Nënë

Ndonjëherë kur nuk flas,
ndonjëherë kur bërtas,
të lutem mos ma vë re,
m’gjaso me çastin kur kam le.

Sinqerisht të përgjërohem

Kur gaboj e për ty në këmb s’ngritem,
m’kujto fëmijë, ende po rritem,
kur i vonohem urdhërit tënd,
m’kujto me gjirin sa isha i nxënt.

Sinqerisht të përgjërohem

Nganjëherë bëj gabime e s’te lajmrohem,
rrugës i falem përsëri, ty s’të vonohem,
kujto litarët e turpit që isha i ndrydhur,
a s’isha gjynah nëntë muaj i mbyllur?

Sinqerisht të përgjërohem

Ndonjëherë kur diçka përplasi e thej,
kujtoma vegjëlinë që s’dija të flisja e të rrëfej,
kur tregoja egërsi e ty s’tu pendohesha,
kujtoma vegjëlinë në stomak kur shkelmoja.

Jam i rritur e po rritem,
gjithmon për ty “FEMIJE”

Valon Beqiri