Lëngu i boronicave është i pasur me vitamina A, C, polifenole etj. Këto të fundit kanë një veprim antioksidues kundër radikaleve të lira dhe si pasojë mbrojnë nga plakja e lëkurës dhe nga rreziku për të zhvilluar tumore.
Sipas studimeve të fundit konsumi i lëngut të boronicave përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut. Për më tepër ky lëng mbron edhe shikimin, kuron dhe parandalon gurët në veshka. Me pak fjalë, lëngu i tyre është shumë i pasur me vitamina dhe antioksidues, ky lëng është me të vërtetë një aleat i mirë për shëndetin.