Lulzim Susuri: Koment mbi “rastin e Lutës”

Për ata që kënaqen me aksidentet e të tjerëve:
Nëse dikë e shohim në xhami apo kudo qoftë duke bërë një gabim atëherë obligohemi që:
1-Ta këshillojmë nëse mendojmë se jemi nivel të duhur për këshillë. Nëse jo atëherë:
2- I tregojmë ndonjë personi tjetër si për shembull hoxhës etj. që ai ta këshillojë
3- Kurrë të mos flasim për atë gabim.
4- Personi që i ka ndodhur gabimi mundohu të mos i tregosh se e di rastin e tij. Por nëse ai është ne dijeni se ti e ke pa, atëherë mos u sill me të në atë mënyrë qe gabimtarin e vë në pozitë të palakmueshme.
5- Mos ja përhap atë gabim sepse mund të sprovohesh me të si dënim nga Zoti.
6- Mos u kënaq me zemër për gabimet e askujt.
7-Mos i shfrytëzo gabimet e tjerëve për t’i ul ata apo për tu ngritur ti. Kjo gjë e fundit është e pamundur veç e gënjen veten.
8- Personi që gëzohet me gabimet e tjerëve ka shpirtin e sëmurë.
9- Duke e përfol gabimtarin veç ja marrim gjunahet dhe asgjë më shumë.
10-Nuk ka në botë, njeri që s’gabon. Aq më tepër kur ndodh aksidentalisht.
Kujdes mos të sprovohemi me gabimet e tjerëve dhe të bëjmë gabim më të madh.

L. Susuri