Lenovo A7600-M del online, pritet të kushtojë rreth 160 dollarë

Telefonat e Lenovo-së mund të jetë mos jenë aq popullor sa disa nga modelet e Motorola’së, kompani të cilën Lenovo e ka blerë para një kohe.

Por megjithatë, edhe telefonat e Lenovo’së janë duke zënë vend të rëndësishëm në industri kryesisht për shkak të çmimeve të tyre të ulëta, dhe kjo bën që njerëzit e interesuar për një telefon të ri ta konsiderojnë edhe Lenovo’në si opsionin e tyre të ri.

Më saktësisht është njëri prej modeleve të reja të Lenovo’së që kompania kineze e ka quajtur Lenovo A7600-M, që po duket interesant, dhe detajet për të kanë rrjedhur online.

Modeli i ri i telefonit të Lenovo’së, A7600-M është shfaqur në internet dhe fotografitë e publikuara e prezantojnë dizajnin e telefonit në të dyja anët e tij.

Sipas fotografive shihet se telefoni vjen me mbështjellësin e metaltë dhe trupin prej plastike në pjesën e pasme të tij.

Karakteristikat e Lenovo A7600-M sjellin procesorin octa-core MediaTek MT6752, 2GB RAM, dhe 8GB memorie të brendshme.

Ekrani i pajisjes besohet se e bën atë një fablet, pasi që madhësia e ekranit është 5.5” me rezolucionin prej 720p.

Në mes tjerash, pajisja mobile e Lenovo sjell edhe kamerat me kombinuara me 13MP/5MP, përkrahje për dy sim kartela, lidhjen për rrjetin 4G LTE, baterinë me 3,000mAh dhe Android 5.0.

Ende nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm për treg, mirëpo Lenovo A7600-M pritet të kushtojë pak, dhe kjo e bën edhe më tërheqës. Sipas burimeve të shumta thuhet se kostoja për telefonin / fabletin më të ri do të sillet rreth 160 dollarë./telegrafi