Ky është produkti që duhet ta konsumoni çdo ditë

Shfrytëzoni dobitë e trangujve duke i konsumuar për çdo ditë sepse, përveç në zvogëlimin e rrezikut të kancerit, hidratojnë trupin dhe eliminojnë toksinat në trup. Ju paraqesim disa arsye pse duhet të konsumoni trangullin.

– Hidraton trupin dhe eliminon toksinat: Trangulli është hidratues i shkëlqyer për lëkurën, sepse 95 për qind e trangullit përbëhet nga uji, si dhe përmban vitamina të cilat janë të nevojshme në baza ditore për trupin tonë. Lëvorja e trangullit është jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, prandaj është e rekomandueshme që të mos qërohet, por të konsumohet me të, por vetëm në qoftë se jeni i sigurt se nuk është spërkatur me pesticide.

– Përmirëson tretjen dhe redukton kilogramët: Trangulli përmban pak kalori për shkak se ajo është përplot ujë dhe në këtë mënyrë paraqet një mbështetje ideale ushqyese për ata që duan të humbin peshë. Dietologët këshillojnë përdorimin e trangujve në të ushqyerit e përditshëm, kështu që mund të bëni supë, sallatë ose ta përzieni me kos. Fibrat nga trangulli ndihmojnë tretjen, kurse kjo është një arsye më shumë pse duhet t’i adhuroni më tepër.

– Eliminon erën e keqe: Nëse hani tranguj mund të harroni çamçakëzin dhe luftën me erë të pakëndshme. Trangulli do të rifreskojë zgavrën e gojës dhe do të shërojë plagët e imëta. Vendosni një fetë trangulli në gjuhë dhe mbajeni një gjysmë minutë, bakteret përgjegjëse për frymën e keqe do të eliminohen.

– Shëron sytë: Pritini një copë të trangullit të ftohtë dhe e vendosni në zonën e syve. Kjo do të ndihmojë në qoftë se sytë janë të fryrë ose nëse i keni të theksuara qeskat e syve.