Kur’ani i gjallë

Kur’ani është një organizëm i gjallë me plotë kuptimin e fjalës.

Ne e lexojmë Kur’anin, por edhe ai ne lexon ne. Ai, madje na lexon ne edhe më mirë. Ai na i lexon mendimet tonë dhe i paranjeh qëllimet tona.

Ai i identifikon njerëzit dhe karakteret e atyre që i qasen për ta lexuar. Me çfarë qëllimësh i qasësh Kur’anit për të lexuar, po ato të njëjtat do t’i gjesh aty.

Çfarë kërkon, atë edhe do ta gjesh. Në qoftë se i çasësh atij me çfarëdo lloj paragjykimi do ta gjesh atë, vetëm atij që i qaset me dëlirësinë e shpirtiti dhe pastërtinë e qëllimit Kur’ani do t’ia zbulojë të vëretëtat, madje edhe të fshehtat e tij.

Kur’ani në këtë aspekt është si një pasqyrë që i reflekton mendimet e lexuesve sipas synimeve të tyre. Besimtari është pasqyrë për besimtarin (Hadith).

Hoxhë : Muhidin Ahmeti