Auto Draft

Kuletën e gjetur para 31 vitesh, e dorëzoi që tani – policia në kërkim të pronares që e humbi (Foto)

Nuk ndodhë për çdo ditë, që të dërgohet në polici një kuletë e humbur, që është gjetur para 31 vitesh, por ja që ndodhi këtë fillim muaji.

Policia po mundohet ta zgjidhë rastin misterioz dhe të gjejë pronaren, që e ka humbur kuletën me para në vlerë të rreth 20 funteve, përfshirë dy bankënota të devalvuara, transmeton Telegrafi.

Aksesori me ngjyrë të kuqe, është gjetur më 1981 nga një burrë në Lincolnshire të Anglisë, i cili kërkoi pronaren por pa sukses. Ai kishte trokitur në një adresë, që e gjeti brenda, po aty nuk është përgjigjur askush.

Kuleta dhe paratë që ishin brenda

“Është shumë e pazakontë. Mbase gjëja më e vjetër që është sjellë në polici, e gjetur mbas kaq kohe”, ka thënë një zyrtar policor.

Personi që e dorëzoi, ka thënë se provoi të kontaktonte pronaren për t’ia kthyer, ndërsa e gjeti sërish pasi po pastronte banesën.

“Do ishte mirë ta gjenim pronaren dhe t’ia tregonim historinë interesante. Pse jo edhe ta bëjmë bashkë me atë që e gjeti, që të pinë nga një çaj”, thuhet më tutje në deklaratën policore.

E tëra që dihet, është se kuleta i përket një gruaje të quajtur Dianne, që ka lidhje me një person të quajtur Lee. Sipas të gjitha gjasave, që të dy vijnë nga zona Market Deeping.

Megjithëse bankënotat nga polimeri janë devalvuar më 2016, ato mund të shkëmbehen sërish me parat e reja, teksa kuleta mund të përdoret sërish. /Telegrafi/