Kriptovalutat – BITCOINI në peshoren e fesë

Janë bërë disa studime, hulumtime besa edhe janë dhënë fetva individuale si dhe nga instiucione të ndryshme lidhur me qëndrimin e fesë përkitazi me Btcoinin. Pasi e lexova edhe këtë studim me të cilin pajtohem plotësisht pa dashur të thellohem në detaje të njohura për të interesuarit e kësaj lëmie, desha të ndaj konkluzën e tij me ju:


Pas një studimi rreth kësaj teme konkludoj:

1. Valutat digjitale “Bitcoin” etj. konsdierohen para të pavaruara, luajnë rolin e monedhave, janë njësi ndërmjetëse për mallëra dhe shërbime, dhe matës për vlerën e tyre- ose thënë ndryshe përcaktues çmimi.
2. Valutat digjitale “Bitcoin” kanë veçori dhe rreziqe, andaj duhet pasur kujdes me to.
3. Kamata bie mbi valutat digjitale “Bitcoin” sikurse në paratë e rëndomta ngase që të dyjat kanë vlerë monetare.
4. Zekati është obligim për monedhat digjitale “Bitcoin” kur të arrijnë vlerën e nisabit të arit apo argjendit, dhe të kalojë një vit nga pronësimi i tyre.
5. Nuk lejohet këmbimi i valutave digjitale “Bitcoin” me llojin e njëjtë vetëm se në njësi të barabrta dhe në mënyrë të drejtë përdrejtë pa asnjë vonesë.
6. Miningu (prodhimi) i monedhave digjitale “Bitcoin” është vepër e lejuar fetarisht – mubah, i përket kapitullit të “xhuales” në fikh (kontratë shërbimi), andaj lejohet një proces i këtillë.
7. Shtiblerja e pajisjeve për mining është e lejuar, kontrata lidhur me to i përket kapitullit të shitblerjes ose qirasë, varësisht nga pronësia, (pronësia e pajisjeve apo pronësia e shfrytëzimit nga ato pajisje)
8. Vendruajtja (arka) për monedhat digjitale “Bitcoin” është portfoli digjital, thyerja e tij, vjedhja e informatave për të pasur qasje në të, konsiderohet vjedhje mbi të cilën zbatohet sanksioni i kodit penal sheriatik.”
Përfundoi konkludimi.

Autor: Abdullah Muhamed el Akil
Profesor në Universitetin Islamik të Medinës

Përktheu: Llokman Hoxha

Shtoj: Sa i përket shitblerjes në mënyrë spekulative, ajo është përgjegjësi individuale e secilit. Spekulimi është i ndaluar sikurse në çdo shitblerje qoftë e rëndomtë në përditshmëri, apo më e komplikuar sikurse me aksionet në berzë.
Spekulim është kur dikush bënë shitblerje të ndonjë kriptovalute vetëm për ta nxitur lëvizjen e tregut që ta shfrytëzojë rastin për përfitim sa më të madh. Ndërsa shitblerja e rëndomtë dhe ruajtja e tyre për t’i shitur me një çmim më të shtrenjtë është e lejuar.
Andaj është më e rrugës që të pritet deri sa të stabilizohen kriptovalutat dhe ta kryejnë rolin për çfarë janë themeluar, kurse në këtë periudhë rreziku është shumë i madh siç po e shihni çdo ditë!

Allahu e di më së miri!