Konsultohuni me mjekun para se të filloni me përdorimin e çajit kamomil

Kantarioni (bima e Shën Gjonit) është më së shumti i njohur për vetitë e tij antidepresive, por shkencëtarët kanë parë se ai zbut edhe valët e nxehtësisë që shprehen te femrat në menopauzë.

Është konstatuar se përdorimi i kantarionit (në formë të çajit apo shtesës dietetike) për një periudhë prej 2 muajsh, zvogëlon valët e nxehtësisë gjatë ditës për 50%.

Ekspertët besojnë se ky efekt është pasojë e veprimit të fitoestrogjenit.

Duke qenë se kantarioni mund të ndikojë në veprimin e ilaçeve të tjera, gjithsesi konsultohuni me mjekun para se të filloni me përdorimin e tij./Mesazhi/