Kofsha pule me kërpudha

Përdora për 4 veta:
4 kofsha pule
2 tufa qepë të njoma të prera në feta të holla
2 thelpij hudhre
1/2 kg kërpudha të freskëta
1 kuti krem qumështi
1 lugë supe rrafsh me miell
kripë, piper arre moskat dhe koper, 

Skuqa lehtë kofshat e pulës dhe pastaj shtova kërpudhat e prera në feta dhe më pas qepët.shtova ujë, kripë , piper, arrë moskat. Pasi u zbut mishi, hodha miellin te tretur në pak ujë. Në fund hodha krem qumështin. 5′ para përfundimit të gjellës , hodha koprën e grirë. Kjo është një gjellë që mua më pëlqën shumë !/kuzhina.al