Kjo është dashuri e vërtetë!

Çdo njëri prej nesh ka nevojë që të ketë një të dashur që ja freskon zemrën gjatë ditës dhe natës!
Një të dashur që i shërben si model në jetën e kësaj bote!
Një të dashur që e këshillon dhe e ngushllon çdo herë kur ka nevojë!
Një të dashur që ja detajizon dhe ja lehtëson jetën edhe pas vdekjes(jetën e varrit)!
Një të dashur që ndërmjetson para Krijuesit Fuqiplotë kur të gjithë ikin prej nesh!
Një të dashur që të shoqërohet me të edhe në xhenet!
E ky pa mëdyshje është mëshira e njerëzimit, Pejgamberi ynë Muhamedi (salAllahu alejhi ve selem).
Pra, ne që nuk patëm fatin të jetojmë me të në këtë botë, kemi mundësi që të jemi me të në botën tjetër, nëse ky është preokupimi ynë, zatën ai ka thënë:” Njeriu do të jetë me atë që e do.” (E ka për qëllim se do të jetë me të në Xhenet). Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Në këtë kontekst Allahu i Madhëruar thotë: “E kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenē së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët…”(En-Nisa,69).
Allahu na e mundësoftë me qenë me ta në xhenet!
(Hoxhë: Fadil Musliu)