KBI në Gjakovë certifikoi pjesëmarrësit në mësimbesimin tremujor, tetor – dhjetor 2020

Ka përfunduar me sukses kursi tremujor i mësimbesimit për djem dhe vajza në xhamitë e Gjakovës.

Kursi fillestar u zhvillua në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshtrave të komunës së Gjakovës, ku ndoqen mësimet mbi 200 nxënës, të cilët edhe u pajisen në fund me certifikatë për pjesmarrje.

Gjatë kësaj kohe imamët janë përpjekur t’i përmbahen planprogramit, i cili i është përshtatur nivelit dhe moshës së nxënësve. Në muajin e parë është mësuar për besimin dhe moralin, ndërsa muajin e dytë dhe të tretë për adhurimet, historinë islame dhe mësimin e Kuranit.

Falënderojmë përzemërsisht prindërit për mirëbesimin, nxënësit për pjesëmarrjen, si dhe imamët të cilët gjatë këtyre muajve janë munduar të japin nektarin themelor të mësimeve dhe kulturës islame.