KATËR GJËRA QË NUK I KE DITUR

– Katër gjëra e sëmurin trupin:
1. Të folurit e tepërt.
2. Gjumi i tepërt.
3. Të ngrënit e tepërt.
4. Marrëdhëniet e tepërta seksuale.
– Katër gjëra e shkatërrojnë trupin:
1. Brenga
2. Pikëllimi.
3. Uria.
4. Pagjumësia.
– Katër gjëra e sjellin riskun:
1. Namazi i natës.
2. Istigfari i shpeshtë.
3. Dhënia e lëmoshës.
4. Përmendja e Allahut në mëngjes dhe në mbrëmje.
– Katër gjëra e ndërpresin riskun:
1. Gjumi i mëngjesit.
2. Neglizhimi i shpeshtë i namazeve nafile.
3. Përtacia.
4. Tradhtia.
– Katër gjëra e zbehin fytyrën dhe e largojnë shkëlqimin:
1. Gënjeshtra.
2. Paturpësia.
3. Pyetjet e tepërta pa dituri.
4. Gjynahet e tepërta.
– Katër gjëra ia shtojnë fytyrës shkëlqimin:
1. Devotshmëria.
2. Besnikëria.
3. Bujaria.
4. Njerëzia.
(Imam ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, Zadul Mead 4/378)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU