Karbohidratet, burimi kryesor i energjisë së trupit

Karbohidratet, burimi kryesor i energjisë së trupit

Vlerat e ulëta të karbohidrateve mund të zvogëlojnë në mënyrë drastike jetëgjatësinë tuaj.

Një studim i bërë në SHBA, zbulon se dietat me vlera të ulëta të karbohidrateve mund të zvogëlojnë jetëgjatësinë, veçanarishtë kur zëvendësohen karbohidratet me mishin dhe produktet e qumështit.

Kirsty Bamping, dietologu dhe zëdhënësi i Shoqatës Dietike Britanike, thotë se karbohidratet janë një komponent i domosdoshëm në të gjitha dietat e njerëzve, pavarësisht nëse hanë mish apo jo, transmeton Klan Kosova.

“Kjo do të thotë që më shumë se gjysma e konsumit tuaj të përditshëm duhet të vijnë nga ushqimet me niseshte, fruta dhe perime. Kjo vlen nëse jeni vegjetarian ose vegan”, thotë Bamping.

Ai shpjegon se karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trupit si pjesë e një diete ushqyese dhe të ekuilibruar.