KA ZEMRA QË NDJEJNË DHEMBJE MIRËPO NUK FLASIN

Në spital e sollën një rast urgjentë dhe me shpejtësi të madhe u thirr kirurgu i spitalit.  Para se të hyn në sallën e operacionit, u ballafaqua me prindin e të sëmurit, i cili i tha: Pse u vonove? Ti a e di se jeta e të birit tim është në rrezik të madh? Ti a nuk ke ndjenja?!

Mjeku u buzëqesh dhe i tha: Shpresoj të qetësohesh, dhe të më lësh rehat të hy ta kryej operacionin, dhe ji i sigurt se i biri është nën përkujdesjen e Allahut!

Prindi ia kthehu: Sa i ftohët që je?! Po të ishte në pyetje jeta e të birit tënd, a do të ishe ti i qetë?! Sa lehtë që është t’i këshillosh të tjerët!!

Mjeku u largu nga prindi dhe hyri në sallën e operacionit, e pastaj, pas dy orëve doli dhe i tha prindit: Operacioni doli i suksesshëm, falënderimi i takon Allahut, dhe i biri do të jetë mirë, dhe mua më fal se kam takim tjetër!

Pastaj u largua pa mos e dëgjuar asnjë pyetje nga prindi i të sëmurit!

Kur doli motra medicinale, prindi i sëmurit e pyeti: Çfarë është gjendja e këtij mjeku të çuditshëm dhe mendjemadh?! Iu përgjigj:  I biri i tij ka ndërruar jetë në një aksident me makinë, mirëpo, kur e thirrëm dhe i treguam për gjendjen e birit tënd, nuk hezitoi të vjen dhe ta operon!! Pasi që e operoi të birin tënd, nxitoi të shkon në varrimin e të birit të vet!!

Ka zemra që ndjejnë dhembje mirëpo nuk flasin! Për këtë arsye mos gjyko para se të dish gjendjen e tjetrit!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU