Japrakë paksa ndryshe

Duhen per 80 cope:
200 gr mish te grire
200 gr spinaq
4 qepe te njoma
1 kungull te grire
1 domate ne copa
gjethe rrushi
1 filxh caj oriz
pak vaj
erza sipas deshires.

Hedhim te gjithe perberesit ne nje tas dhe I perziejme. I japim nje vale gjetheve. I mbushim me kujdes. I mbledhim dhe i vendosim rrjesht ne tenxhere..Kur ti mbarojme I hedhim 1 filxh kafe vaj, kripe dhe i mbulojme me uje. I vendosim nje pjate mos te hapen, I ziejme ne temp te ulet rreth 40 min..I shoqerojme me salce kosi shkojne shume . Ju befte mire/kuzhina.al