Ja se çfarë vërtetë ndodh kur hudhrën dhe mjaltin i hani çdo mëngjes kur keni stomakun të zbrazët

Hudhra është e njohur si një ndër artikujt më të shëndetshëm, antibiotik natyror dhe ilaç për shumë sëmundje.

Hudhra është treguar jashtëzakonisht e dobishme për përmirësimin e punës së zemrës, sepse ul shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterinën, duke penguar sëmundjen e zemrës dhe rrezikun nga insuficienca e zemrës.

Hudhra gjithashtu mund të ulë në mënyrë efikase efektet e arterosklerozës.

Si bonus plotësues, hudhra gjithashtu mund të lehtësojë problemet e zakonshme shëndetësore, duke përfshirë alergjinë e polenit, të vjellët gjatë udhëtimit, ftohjen dhe gripin, gjithashtu ndihmon edhe në rastin e pickimit të insekteve dhe infeksioneve kërpudhore, transmeton Telegrafi.

Konsumimi i rregullt i hudhrës mund të zvogëlojë simptomat e osteoartritisit, diabetit dhe zmadhimit të prostatës.

Përveç kësaj, hudhra mund të nxisë sistemin e imunitetit tuaj dhe të përmirësojë aftësinë e trupit për t’i eliminuar toksinën.

Në kombinim me xhenxhefilin dhe qepën, hudhra mund të përkrah detoksifikimin nga kimioterapia.

Si përdoret hudhra

Siç u përmend më sipër, ngrënia e hudhrës së freskët është shumë më e dobishme sesa kur e hani të zier, sepse përbërësi i saj aktiv, alicina, qëndron në formën e vet (më të shëndetshme) natyrore.

Për t’i shfrytëzuar përparësitë e saj optimale, hani hudhrën 15 minuta para racionit. Kështu do të aktivizojë reaksionet kimike, të cilat do të ndihmojnë që organizmi juaj më lehtë ta absorbojë alicinën.

Meqenëse hudhra është e njohur për shijen e saj të fortë, mënyra më e mirë që të eliminohet ajo shije bëhet kur hudhrën e përziejmë me mjaltë:

Ngrini 2-3 thelpinj hudhre.

Përzieni me një lugë mjaltë.

Merr këtë ilaç çdo ditë.

Për shtatë ditë, do të ndiheni shumë më mirë dhe shumë më fuqishëm. /Telegrafi/