Ja pse duhet ta konsumoni kosin çdo ditë

Kosi është ushqimi që dietologët sugjerojnë se duhet ngrënë çdo ditë. Ka shumë vlera si dhe elementë apo ushqyes të lartë. Për më tepër, lufton gripin, mund të jetë një vakt më vete dhe redukton kilogramët.

– I nevojshëm: Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit që i nevojitet organizmit të njeriut. Ai është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut. Nëse ndiheni me stomak të fryrë, konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë do t’ju lehtësonte shumë, pasi redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta. Kosi mund të përdoret në çdo vakt. Në mëngjes dhe në darkë janë vaktet që dietologët sugjerojnë më tepër.

– Lufton gripin: Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit. Ai mund të shoqërohet edhe me vitamina C, si fruta apo limon, që po ashtu ndihmojnë në luftën kundër gripit. Por kjo duhet bërë vetëm, nëse jeni në gjendje gripi.

– Ndihmon në dobësim: Nëse hani kos vazhdimisht, dieta juaj nuk ka nevojë për drithëra apo ushqyes të tjera. Kosi është zëvendësues i mirë dhe më se i shëndetshëm. Kosi përmban për më tepër, probiotik, të cilët gjenden në zorrë. Është zbuluar se ushqimi i rëndë dhe veçanërisht ushqimi i shpejtë (fast food) arrin të zvogëlojë probiotikun. /Zëri/