Bananet janë një ushqim tepër i shëndetshëm e të cilat iu ndihmojnë të luftoni shumë sëmundje të ndryshme.
Ato janë të pasura me saharoze, fruktoza, glukozë, fibër.
Një studim i fundit thotë se 2 banane mund të ju mbushin me energji të mjaftueshme për ta përballuar një sesion të ushtrimeve prej 90 minutave.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja kryesore se pse bananet janë fruti i preferuar i atletëve.
Ja çfarë i ndodhë trupit tuaj kur ju konsumoni banane:
Ulçerë
Bananet përdoren si ilaçe natyrale për plot sëmundje.
Bananet janë shumë të shëndetshme për ulçerën sepse e reduktojnë pezmatimin dhe aciditetin e tepruar.
Anemi
Bananet janë të pasura me hekur, prandaj konsumimi i rregullt i tyre mund të ju ndihmoj që ta luftoni aneminë.
Shtypje të gjakut
Bananet janë të pasura me kalium dhe kanë pak soidum, gjë që e bën të përsosur për nivelin e shtypjes së gjakut.
Kontroll i temperaturës
Për shkak të efekteve të saja natyrale, në Tajlandë dhe shumë vende tjera, bananet përdoren për ta ulur temperaturën e nënave të ardhshme.
Depresion
Bananet gjithashtu janë të pasura edhe me triptofan, e cila është e konvertuar në serotonin, gjë e cila ndikon që ju të ndiheni të relaksuar dhe që iu ndihmon ta luftoni depresionin. /lajmi.net